HOME — May 5, 2019 at 12:18 pm

106-Vjeçarja Shqiptare Shkon Te Mjeku, E Lë Pa Fjalë Me Ankesën E Saj

by


106-vjeçarja shqiptare shkon te mjeku, e lë pa fjalë me ankesën e saj
Haxhi Avdyli, i cili me profesion është mjek, ka treguar sot për një paciente të veçantë të cilën e ka trajtuar. Avdyli, përmes faqes së tij në Facebook, ka thënë të ketë pritur në vizitë, për herë të dytë në karrierën e tij prej doktori, një 106 vjeçare e cila i është ankuar atij se s’po mundet të lidhë lirshëm shaminë.

“E lindur në vitin 1913, në Opojë, tani 106 vjeçe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak të disa ankesave në krahun e djathtë – s’po mundet ta lidhë lirshëm shaminë”, ka shkruar Avdyli.


Ai ka postuar edhe një fotografi me pacienten e tij, ndoshta më të moshuar që ka pasur ndonjëherë.