Ditëve “përvëluese” u erdhi fundi? Njihuni me “surprizat” që ka rezervuar moti për në muajn Gusht

Ditëve “përvëluese” u erdhi fundi? Njihuni me “surprizat” që ka rezervuar moti për në muajn Gusht

Nëse planet tuaja janë që fundjavën ta kaloni në bregdet, urime sepse edhe moti nuk ka ndërmend t’ju prish parashikimet. Edhe pse të dielën do ketë vranësira në orët e para të mëngjesit, nuk do të ketë reshje shiu.

Sipas meteorologut Hakil Osmani me javën e fundit të korrikut kaluam zonën e nxehtë ku termometri në disa zona kapi mbi 40 gradë.

Pritet që nesër te kemi freskim të lehtë të kushteve të motit, disi të paqëndrueshme në zonat malore me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra. Por lajme të mira do kemi për zonat bregdetare sërish do mbeten në dominimin e motit të kthjellët, edhe pse me ulje të lehtë të vlerave termike, zonat bregdetare do jenë në dominimin e motit të kthjellët. E diela në gjithë vendin do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Do ketë re dhe vranësira në mëngjes por nuk do gjenerojnë reshje shiu. Java e fundit e muajit ka sjellë vlera mbi 36 gradë Celsius, por vlera maksimale si në Gjirokastër, Berat e Koplik ka arritur deri në 40 gradë pasi u futëm në zonën e nxehtë. Kjo vlerë ka kaluar.

Përsa i përket muajit gusht, Osmani thotë se temperaturat do jenë thuajse të njëjta me vitin e kaluar, por do kemi ditë edhe më të freskëta.

Në krahasim më gushtin e kaluar vlerat termike do jenë pothuajse të njëjta, në më shumë ditë edhe më të freskëta në krahasim të gushtit të kaluar. Do kemi ditë me temperatura të larta, por kryesisht do jenë të freskëta. Sa i përket vlerave normale, do kemi vlera 2-3 gradë më të larta se normalja, përjashtuar episode me dy tre ditë me reshje shiu që do sjellin freskim

Leave a Reply