HOME — May 9, 2019 at 11:25 am

Familjarët në lot, mbërrin në Rinas trupi i pajetë i Zarife Hasanajt 

by


Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, shkruan Newsbomb.al.

Në aeroportin e Rinasit sapo ka mbërritur avioni me trupin e pajetë të ushtarakes.

Në Rinas ndodhen familjarët e Hasanaj, të cilët nuk mbajnë dot lotët si dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Pas pak minutash pritet të nisë edhe ceremonia e nderimit organizuar nga Forcat e Armatosura.

Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine, teksa ishte prej muajsh pjesë e një misioni të NATO-s.

Ditën e sotme ministrja Xhaçka shpalli ushtaraken e rënë në krye të detyrës “Dëshmore të atdheut”.

Hasanaj është dëshmorja e dytë e Forcave të Armatosura. Kujtojmë se në vitin 2012 u vra në Afganistan ushtaraku Feti Vogli.