“Humbi jetën brenda 2 orëve”, dalin detaje të reja për vde kjen e 36-vjeçares në spitalin e Durrësit

“Humbi jetën brenda 2 orëve”, dalin detaje të reja për vde kjen e 36-vjeçares në spitalin e Durrësit

Një 36-vjeçare ka hum bur jetën ditën e djeshme në Spitalin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht 2 mjekë, të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës.

Abcnews.al ka mësuar më tepër detaje për 36-vjeçaren e cila ka humbur jetën në rrethana të paqarta në spitalin e Durrësit.

Nga ana e sek sionit të hetimit të kr imeve të komisariatit të policisë Shijak, me iniciativën e tyre, kanë filluar hetimet lidhur me vdekjen e Margarita Keci 36 vjeç, ku nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se dy mjekët nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.

Lidhur me akuzën pritet akti i ekspertimit mjeko ligjor i institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al 36-vjeçarja ka shkuar tre herë tek qendra shëndetësore në Shijak.

Sipas familjarëve mjekët e kësaj qendre shëndetësore nuk i kanë dhënë shumë rëndësi, dhe ajo është detyruar të shkojë në spitalin e Durrësit ku dhe është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore.

Në Durrës, e reja i është nënshtruar skanerit dhe ka ndjekur disa vizita por ka humbur jetën brenda dy orësh, pa kuptuar se nga çfarë vuante.

Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes./abcnews.al

Leave a Reply