HOME — May 7, 2019 at 7:05 pm

Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen ,ja sa vite mbush

by


Këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sot mbush 86 vjet.

Ikona e muzikës shqiptare njihet si këngëtare që asnjëherë nuk i tejkaloi vlerat muzikore, njofton Klan Kosova.

Me rastin e 86 vjetorit të saj, Ambasada e Shqipërisë do të organizojë një ngjarje festive, me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët do të këndojnë këngë nga repertori i saj.

Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë, ndërsa kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi