Për Gjithçka Që Na Shkon Mirë Në Jetë, Duhet Të Falënderojmë Zotin!


Shpesh herë ne harrojmë të jemi falenderues për gjithçka që kemi dhe për çdo gjë që mund të jetë duke shkuar mirë.

Kemi gjithmonë prirjen ta përqendrojmë vëmendjen tonë tek problemet që na shkaktojnë stres çdo ditë. Na duket sikur çdo gjë e keqe na ndodh ne dhe pyesim veten se pse na ndodhin pikërisht neve situatat e tilla.

Pyesim veten se ku kemi gabuar për t’u ndëshkuar me mënyra të tilla.

Mirëpo ne harrojmë të shohim paksa përtej problemeve që na shqetësojnë; harrojmë të mendojmë se çfarë po shkon mirë dhe ne nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur; harrojmë të shohim përreth dhe të kuptojmë se familjarët dhe miqtë tanë janë mirë dhe kjo gjë nuk është pak.

Problem nuk është të mos kesh lekë për të blerë gjërat që do. Problem nuk është të mos blesh gjërat që do, apo të mos japësh sot rezultate pozitive në punë.

Problem është të kesh mjaftueshëm lekë, por sërish të mos kesh mundësi të kurosh një sëmundje. Çdo problem tjetër e ka një zgjidhje. Punët nëse nuk bëhen mirë sot, do të bëhen mirë nesër.

Lekët nëse nuk i ke sot, duke punuar mund t’i kesh nesër. Ama shëndeti dhe lumturia nuk mund të ndreqen aq lehtë. Ndaj edhe konsiderohen si gjëra që paraja nuk i ble dot, sepse vlera e tyre nuk matet me kartmonedha.

Për këtë gjë ne duhet t’i jemi falenderues Zotit, për shëndetin tonë, për lumturinë tonë, si dhe për shëndetin dhe lumturinë e gjithë atyre që na rrethojnë, pasi këto janë gjërat më me vlerë.

Le të mos harrohemi pas problemeve, duke mos u kujtuar për gjithë gjërat e mira dhe bekimet që Zoti na ka falur në jetën tonë.

Le të mos e kërkojmë ndihmën e Zotit vetëm në ditët tona të vështira, por le t’i jemi Atij mirënjohës edhe në ditët tonë të mira.

Leave a Reply