Si i bëri zemra, t’ja co ptojë shpirtin nënës kështu/ Gruaja rrëfen me lot në sy: Djali më tha ik nga shtëpia, ku të shkoj unë e mjera…

Si i bëri zemra, t’ja co ptojë shpirtin nënës kështu/ Gruaja rrëfen me lot në sy: Djali më tha ik nga shtëpia, ku të shkoj unë e mjera…

Unë që po ju shkruaj jam një grua në moshë, që kam kaluar vuajtje të mëdha, por ajo që po kaloj tani, nuk krahasohet me asgjë. Si thotë edhe fjala popullore, “atë që ta bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia”. Unë kam punuar për një kohë të gjatë në një shtypshkronjë ku ia kam kaluar mjaft mirë e kam qenë një punëtore e nderuar dhe e respektuar. Kam kaluar mjaft vite të bukura me atë kolektiv pune.

Një nga këto ka qenë edhe miqësia ime me Dritën, e cila tani është krushka ime. Si shoqe kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, hynim e dilnim me njëra-tjetrën në shtëpi dhe fëmijët i kishim pothuajse në të njëjtën moshë. Organizonim dreka e darka të ndryshme familjare bashkë dhe ia kalonim për mrekulli! Edhe fëmijët tanë kënaqeshin pa masë, edhe ne të dyja ndjeheshim shumë mirë për këtë gjë.

Leave a Reply