Zbulohet tuneli i drogës, lidhte Amerikën me Meksikën

Autoritet amerikane kanë gjetur tunelin sekret të transportimit të drogës nga Arizona në Meksikë. Ky tunel ishte hapur nën njërin nga ish lokalet e ‘KFC’.

Tuneli ishte i gjatë 180 metra, ndërsa bazën e kishte në një restorant të vjetër në San Luis.

Autoritet e zbuluan javën e kaluar deri sa po e përcillnin një të dyshuar me emrin Ivan Lopez, shkruan Indeksonline.

Teksa po kontrollonin në tunel, policia gjeti dy kontejnerë me lëndë narkotike që ishin në vlerë më shumë se një milion.

Ky nuk është tuneli i parë që zbulohet. Dy vite më parë në Kaliforni u gjet një tunel i gjatë gati 800 metra.

Leave a Reply